Pas protestave lëvizja e jelekëverdhëve në Francë ka përzgjedhur 10 kandidatë për zgjedhjet evropiane të majit, por thotë se synon ta zgjerojë listën me 79 emra.
Ajo akuzon qeverinë për arrogancë. Gjatë protestave, Parisi ka parë edhe përleshjet më të rënda nëpër rrugë që nga 1968. Lëvizja e jelekëverdhëve është përqafuar nga një varg i gjerë personash, disa prej të cilëve refuzojnë çdo lidhje me kastën aktuale politike në Francë dhe në BE.