Xhudistja shqiptare Majlinda Klemendi ka triumfuar edhe këtë herë, në Izrael. Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit, eveniment që ka nisur sot. Kampionia olimpike ka mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen në kategorinë deri në 52 kilogramë për vetëm 35 sekonda.
Gjatë ndeshjes fillimisht ajo mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani, ndërsa pas saj në çerekfinale fitoi ndaj Fabienne Kocher nga Zvicra. Në gjysmëfinale, Kelmendi pati garën më të fortë ndaj rumunes Andreea Chitu, të cilën e mposhti pas shtesës.
Xhudistes shqiptare tani i ka ngelur të marrë vetëm çmimin e madh , Tokio 2020.