Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama kishte lidhje me diplomaten greke, informacionet që përcillnin shërbimet


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të papritur e cila lidhet me të kaluarën e Kryeministrit Rama me diplomaten greke në vitet ’90.

Sipas Berishës, shërbimet informative tregonin çdo lëvizje të Ramës pas informacione për shitje të vizave.

“Historia e Edi Ramës lidhet me një greke. Ka qenë një diplomate. Shërbimet tona ndiqnin Ramën dhe diplomaten sepse u trash miqësia, ai ndiqej për lidhjet me këtë zonjën. A e rekrutoi Rama atë apo ajo Ramën nuk e di, por në Paris ikën të dy. Plus që shërbimet informonin me shitje vizash. Pra Edi Rama ka një të shkuar të dyshimtë. Se cila ishte lidhja, ishte erotike apo lidhje pune atë nuk e di unë. Po të ishte lidhje erotike unë nuk merresha me të. Fakti është se Rama u zhduk bashkë me të në Paris. Ky shoqërim misterioz që ndiqej në përgjime ambientale e të tjera. Nga përgjimet dilnin shitjet e vizave, dilnin gjëra të tmerrshme”- deklaroi Berisha në emisionin “Opinion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *