Vendosni fjalën kyçe....

Bushati injoron keq Ramën pas shkarkimit (VIDEO)


Një video po qarkullon në rrjet, ku ish-ministri Ditmir Bushati refuzon ofertën e kryeministrit Edi Rama, për ta shoqëruar me makinë.

Në video shihet teksa Rama, pasi del nga ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, i ofron Bushatit të hipte në makinë me të, por ish-ministri bëri vetëm një gjest të ftohtë për “JO” dhe u kthye në anën tjetër duke preferuar të ecë në këmbë.

Gjesti është komentuar si një “krisje” mes Ramës dhe Bushatit, pas shkarkimit të këtij të fundit.

Vetëm një ditë më parë Ditmir Bushati dorëzoi detyrën si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Detyrën e re e mori vetë kryeministri Edi Rama i cili, nuk vonoi për t’ja deleguar kompetencat e tij zëvendësministrit Gent Cakaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *