Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea eleminon Tottenham, shkon në finale të Kupës


Chelsea i Mauricio Sarrit ka mposhtur me 11-metërsha Totenhemin, duke kaluar në finalen e “Carabao Cup”, aty ku e pret Manchester City.

Blutë e Londrës arritën të triumfonin me rezultatin 2-1 në shtëpi, ndërkohë që sfida e parë përfundoi me fitoren 1-0 të Totenhemit. Kujtojmë që në Kupën e Ligës, goli në fushën kundërshtare nuk ka vlerë dhe si pasojë, ndeshja iu drejtua 11-metërshave, aty ku u përcaktua fituesi, 4-2 në favor të vendasve.

Kante dhe Hazard ishin autoret e golave për Chelsean në pjesën e parë, ndërsa në të dytën skuadra e Poçetinos ngushtoi diferencën me Jorenten.

Ndërkohë nga pika e bardhë e penalltive, për “gjelat” e Londrës gabuan Erik Dajer dhe Lukas, ç’ka i dhanë mundësinë skuadrës së Sarrit që të shkonte ne finale, ku do të ndeshet me Manchester Cityn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *