Vendosni fjalën kyçe....

I riu qëllon me armë në bankë dhe telefonon policinë: “Kam vrarë 5 persona” (FOTOT)


Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga disa të shtëna në një bankë në Florida.

Sikurse shkruan “CNN”, një person i dyshuar kishte hyrë në një bankë në Sebring, një qytet rreth 85 kilometra në jug të Orlandos, dhe filloi tëqëllonte me armë zjarri.

Autoritetet e identifikuan të dyshuarin si banor të zonës, 21-vjeçari Zephen Xaver, i cili tanimë ndodhet në paraburgim.

“Po vuajmë një humbje të madhe në duart e një krimineli të pakuptimtë, që bëri një krim të pakuptimtë,” tha Karl Hoglund, shefi i policisë në Sebring.

Sipas autoriteteve ishte vetë Xaver ai që kishte thirrur policinë për të treguar se kishte qëlluar me armë zjarri brenda bankës.

“Kam qëlluar pesë persona”, tha Xaver kur telefonoi policinë pas orës 12:30. Negociatat fillestare për të bindur të dyshuarin të largohet nga banka nuk ishin të suksesshme, prandaj një ekip SËAT hyri në bankë. I dyshuari në fund u dorëzua.

Nuk është ende e qartë nëse viktimat ishin punonjës ose klientë të bankës.

Babai i të dyshuarit, tha se ndihej zemërthyer për veprimin që ka bërë i biri dhe për viktimat.

“Jam zemërthyer për djalin tim. Jam zemërthyer për viktimat. Ai nuk është rritur për t’u bërë kështu. Ai ka qenë gjithmonë një fëmijë i mirë.”, tha babai i 21-vjeçarit.

“Ka patur problemet e tij, por kurrë s’ka lënduar njeri. Jam i shokuar”, vijoi më tej Josh Xaver.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *