Ekipi i shpëtimit për Julenin 2-vjeçar në Spanjë, është ndeshur me një tjetër bllokadë duke shtyrë me një ditë operacionin.
Sikurse shkruan “Euroweeklynews”, punëtorët e ngarkuar me detyrën për të vendosur një tub në vrimën prej 60 metrash kanë hasur vështirësi në thellësinë prej rreth 50 metrash.
Specialistët u hasën me devijime në vrimë, që pengojnë përshtatjen e tubit në të.
Tubacioni është i nevojshëm për të mbrojtur punëtorët, të cilët do të zbresin në vrimë në një kapsulë- ashensor, për të gërmuar me dorë një tunel prej 4 metrash që lidh vrimën e tyre me atë ku Juleni i vogël ra të djelën e 13 janarit.
Para këtij zhvillimi të fundit, Angel Garcia Vidal, koordinatori i operacionit, tha se mund t’i duhej 24 orë ekspertëve të përfundonin me tunelin, për shkak të ngurtësisë së terrenit.
Në mediat spanjolle raportohet për komplikime për shkak të mungesës së ajrit në vrimën e bërë nga punëtorët , gjë që kishte ngadalësuar përpjekjet për gjetjen e të voglit.
Para se të detyroheshin të shtynin me 24 orë punimet, ekspertët kishin punuar në ndërrime turnesh prej një ore, duke gërmuar tokën deri në 60 metra nën sipërfaqen e kodrës.
Familja e Julen po e përjeton shumë keq këtë tragjedi, sepse kjo është e dyta në familjen e tyre: një vit më parë ata humbën një djalë 3-vjeçar, që vdiq papritmas duke shëtitur në plazh, nga probleme shëndetësore.
Mucha fuerza a todos los que estáis dando el último empujón para localizar y traer de vuelta a Julen desde la oscuridad del pozo de #Totalán
Sois #MuyGrandes#ParaServirYProteger #062 pic.twitter.com/lBzH4QNoiF
— Guardia Civil (@guardiacivil) January 22, 2019