Vendosni fjalën kyçe....

“KPK standart dyfish me vettingun, Donika Prela duhet të shkarkohet” – PD


Partia Demokratike ka denoncuar standartin dyfish që po përdoret nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për vettingun ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në një deklaratë për gazetarët, Sekretari për Çështjet Ligjore  në PD, Gjata, tha se përgjigja e shefes së Krimeve të Rënda ndaj pyetjes së ONM-së gjatë seancës së vettingut ishte tregues i kësaj dhe se ajo nuk duhet ta kalonte vettingun qoftë edhe për këtë përgjigje.

E pyetur nga vëzhguesi i ONM-së, Jacobs, pse i shoqi nuk kishte paguar taksa, Prela u përgjigj duke thënë se në Shqipëri, gjërat nuk funksionojnë si në vendet e BE-së.

“Çështja është  se çfarë deklaroi kjo zonjë para organeve të vetingut. Në momentin që zyrtari i ONM-së  e pyeti Donika Prelën se pse bashkëshortin i saj nuk paguan taksa. Ajo tha se nuk kemi të njëjtin standard, sepse Shqipëria nuk është vend i BE-së. Kjo ishte pak a shumë logjika e gjithë deklaratës së saj.

Bashkëshorti i saj falet dhe nuk ka asnjë përgjegjësi kur nuk paguan taksa. Biznesmenët pa përkrahje politike, që nuk kanë lidhje me pushtetit, që i shërbejnë qytetarëve futen në burg.

Standard dyfish në veting. Kemi një shkelje të prokurores së krimeve të rënda Donika Prelës, e cila nuk duhet të qëndrojë në detyrë vetëm për këtë shkak.  Prela mban të mbyllura dosjet në favor të pushtetit dhe të kryeministrit, duke nisur nga dosja 339 e Dakos, i cili është kapur në shit-blerje votash.” – tha Gjata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *