Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i fundit i Mbrojtjes në Komunizëm ndahet nga jeta


Ndahet nga jeta Kiço Mustaqi, ish-gjeneral i Partisë Shqiptare të Punës, i fundit i Mbrojtjes i epokës komuniste në Shqipëri dhe anëtar i Byrosë Politike.

Mustaqi është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Mustaqi ka qenë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Mustaqi u zgjodh për herë të parë si përfaqësues në Kuvendi Popullor në vitin 1974, si pjesë e mandatit të tetë ligjor deri në legjislaturën e 12-të në 1992.

Në Kongresin e 9-të të Partisë Komuniste në nëntor të vitit 1986, ai u zgjodh kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe përfundimisht u ngrit në detyrë në korrik 1990 si anëtar i Byrosë Politike, ku qëndroi deri në qershor të vitit 1991.

Arkivoli me trupin e pajetë do të përcillet sot për në banesë të fundit në varrezat e Tufinës. Ndërkohë nisja do të bëhet në orën 13:00 te rruga “Kongresi i Manastirit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *