Kur nga merkato e dimrit ka mbetur edhe një javë, Partizani ka afruar në radhët e tij mesfushorin me origjinë shqiptare, Dilaver Dilly Duka.
Duka ka luajtur në kampionatin profesionist të SHBA-së, MLS dhe ka mbajtur fanelën e ekipeve si Columbus Crew, Montreal Impact, New York Red Bulls dhe Chicago Fire.
Duka do të provojë eksperiencën e parë në kampionatin tonë dhe do të mbajë në fanelë numrin 28. Duka do luajë me të kuqtë për pjesën e mbetur të sezonit me mundësi rinovimi edhe sezonin që vjen.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Dilaver Dilly Dukën. Kontrata e firmosur me drejtuesit e klubit do të jetë e vlefshme për pjesën e mbetur të këtij sezoni futbollistik me opsion rinovimi edhe për vitin e ardhshëm.
Mesfushori shqiptar gëzon një karrierë të suksesshme në kampionatin profesionist të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ka qenë pjesë e ekipeve elitare New York Red Bulls dhe Chicago Fire. Duka do të provojë eksperiencën e parë në kampionatin tonë dhe do të mbajë në fanelë numrin 28.” – thuhet në njoftimin e klubit.