Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në parlament grek, shtyhet për të premten votimi për marrëveshjen e Prespës


 

Parlamenti Grek e shtyu për të premten votimin e marrëveshjes se Prespës që njeh vendin fqinj si Maqedonia e Veriut.

Edhe në ditën e dytë debati vijoi i ashpër mes deputeteve, ku nuk munguan as përplasjet, apo akuzat për tradhti kombëtare.

Deputet e opozitës konservatore akuzojnë qeverinë se ka shitur sovranitetin e vendit, ndërsa thonë se marrëveshja është shumë e dëmshme për interesat kombëtare greke.

Në anën tjetër qeveria e mbron atë duke publikuar detaje dhe video që sqarojnë se marrëveshja e Prespës mbyll përgjithmonë zërat irredentiste në vendin fqinj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *