Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i përkohshëm i Venezulës, ‘molla e sherrit’ mes SHBA-së dhe Rusisë


Rusia ka dënuar fuqitë e huaja për mbështetjen e një udhëheqësi opozitar të Venezuelës, i cili e deklaroi veten si president të përkohshëm. Rusia këtë e quan një përpjekje për të “uzurpuar pushtetin”. Moska tha se në gjithë këtë është shkelur ligji ndërkombëtar. Juan Guaido është tashmë udhëheqësi i përkohshëm i Venezuelës.

Ish-presidenti  venezuelian Nicolas Maduro të mërkurën iu dha diplomatëve amerikanë 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi por kjo nuk është pranuar nga diplomatët e huaj. 

Disa orë pasi Presidenti Donald Trump zyrtarisht njohu kreun e opozitës Juan Guaido si president legjitim të vendit, Maduro sfidues u shfaq përpara mbështetësve për të akuzuar Shtetet e Bashkuara si mbështetëse të një grushti shteti.

“Ne nuk mund të pranojmë politikat pushtuese të perandorisë, Shteteve të Bashkuara, politikat e Donald Trump.Venezuela është një vend i çlirimtarëve.”, deklaroi Marudo. 

Maduro ka qenë në detyrë që nga viti 2013. Ai ishte betuar për një mandat të dytë një muaj më parë, pasi fitoi zgjedhjet e majit 2018 të dëmtuar nga një bojkot i opozitës dhe pretendimet e përhapura të manipulimit të votave.

Si filloi debati?
Presidenti i SHBA, Donald Trump e njohu Guaido si kreu i ri i Venezuelës, pas deklaratës së tij në kryeqytetin Caracas, të mërkurën.  Trump u kërkoi vendeve të tjera të ndjekin shembullin  e tij.  Shtatë vende të Amerikës së Jugut, si dhe Kanada, kanë mbështetur thirrjen e tij dhe menjëherë njohën presidentin e ri.

Burimi:BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *