Studentët u mbodhën dje përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, për të kërkuar plotësimin e tetë kërkesave të tyre dhe të njëjtën gjë do bëjnë edhe sot. Por këtë radhë do protestojnë përpara godinës së Parlamentit.
Vendimet e fundit të qeverisë nuk mundën t’i shuajnë protestat e studentëve, të cilët kërkojnë që prej 4 dhjetorit kushte më të mira të mësimdhënies, tarifa më të ulëta, biblioteka sipas standarteve europiane e të tjera.
Në protestë janë ngritur edhe pedagogët që thonë se autonomia e universitetit dhe liritë akademike vihen në pikëpyetje me Ligjin për Arsimin e Lartë.
Agron Gjekmarkaj shprehu shqetësimin e tij në protestën para Filologjikut dy ditë më parë, se VKM-të e fundit për arsimin mund të cënojnë autonominë e universiteteve dhe shtoi se Universiteti i Tiranës do t’i drejtohet Gjykatës Administrative.
“VKM-të që kanë dalë një nga një si simitet e ngrohta nga qeveria, disa reflektojnë shqetësin e studentëve por disa prej tyre cënojnë rëndë autonominë e universiteteve shqiptare, që është arritur me mundim dekadë pas dekade dhe s’mund të lejojmë të merret nën patronash nga qeveria siç tha ai në shoën e radhës të premten. Universiteti i Tiranës do t’i drejtohet Gjykatës Administrative.
Ligji i Arsimit të Lartë na shqetësim rëndë sepse ka vënë në kundërvënie të gjitha strukturat, që kontrollojnë njëra-tjetrën.”, tha Gjekmarkaj.
Një tjetër grup studentësh do të vijojnë të ngujuar në fakultete dhe ai është grupi i të rinjve të Lëvizjes për Universitetin që për sot kanë lajmëruar ngujim në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Por studentët e tjerë, ora 10:00 do t’i gjejë para Parlamentit./Hashtag.al