Vendosni fjalën kyçe....

PSG nuk përmbahet në merkato, 150 milionë euro për dy lojtarë


PSG duket se nuk do të ndalojë kurrë së bleri lojtarë. Këtë herë janë vënë nga pas Paredesit dhe Alan. Klubi francez është në emergjencë në mesfushë dhe kërkon të bëjë një goditje dyshe në merkato.

Verati është dëmtuar, Rabiot do të largohet dhe mesfusha e skuadrës, përbëhet nga lojtarë që nuk i takojnë atij pozicioni. Kështu që ekipi në pronësi të arabëve do të japë 100 milionë euro për Alan, mesfushorin e Napolit, ndërsa 50 milionë euro do të jepen për argjentinasin Paredes, që luan tek Zeniti, në Rusi.

Tratativat me të dy lojtarët janë të avancuara dhe dëshira e kampionëve të Francës, është që t’i mbyllin operacionet që në këtë merkato. E vetmja gjë që mund të pengojë këto operacione është Fair-Play financiar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *