Vendosni fjalën kyçe....

Romela Begaj denohet me 8 vjet nga Federata Botërore e Peshëngritjes


Romela Begaj është dënuar me 8 vite nga Federata Botërore e Peshngritjes pasi nuk ka mundur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj.

Vendimi i dokumentacionit i dhënë nga Federata Botërore e Peshëngritjes iu është dërguar  autoriteteve shqiptare shkruan “Top Channel”. 

 “Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”., është vendimi i marrë për Begajn. 

“Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë vështirësi nga fëmijëria ime deri më tani. Sporti i peshëngritjes është i vetmi burim të ardhurash për mua dhe nuk do të bëja asnjëherë asgjë për të prishur karrierën time”, kështu ka deklaruar Begaj për Federatën Botërore e Peshëngritjes pas zbulimi të stanazololit në turpin e saj. 

Romela Begaj, e cila aktualisht ndodhet familjarisht në Kanada, është 33 vjeç dhe me një dënim të tillë 8-vjeçar do të thotë fund i karrierës për të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *