Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 5.2 milionë euro pasuri në Lezhë


Sekuestrohen në Lezhë 5.2 milionë euro pasuri të paluajtshme dhe 7 apartamente.  Sipas policisë, pasuritë janë vënë në mënyrë të paligjshme dhe kriminale.

Policia nuk i ka dhënë emrat e pronarëve të pasurive të sekuestruara ditën e sotme. Pasuritë janë sekuestruar me vendim të gjykatës së Lezhës.

“Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *