Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka treguar disa nga të pathënat e marrëveshjes së 17 Majit të vitit 2017 midis Ramës dhe Bashës që futi opozitën demokratike në zgjedhje.
Sipas Vasilit, kryeministri Rama nuk donte që PD-ja të futej në zgjedhje që të kishte një shumicë të gjerë në parlament dhe LSI-ja të merrte rreth 30-40 deputetë.
“Marrëveshja e 17 majit, unë kam qenë protagonist si kryetar i LSI, siguroi një gjë të rëndësishme që është më shumë e rëndësishme sesa rezultati elektoral i radhës që këtë herë ishte tërësisht i manipuluar.
Unë nuk i kam njohur ato zgjedhje si kryetar i LSI, për shkak të atyre zgjedhjeve nuk e gjeta të udhëz të vazhdojë të drejtoja LSI, pasi 25% e votave u shitën dhe u blenë. Por ajo marrëveshje bëri që PD të hyntë në zgjedhje, pasi plani i Edi Ramës, të cilën e kam të konfirmuar personalisht ka qenë që PD të rrinte jashtë zgjedhjeve dhe të kishte vetëm një Parlament ku PS të kishte 110 deputetët, një 30-40 do ti kishte LSI, për të cilën ne na është ofruar kjo lumturi e madhe që ju do keni 30-40 deputetë, por rëndësi që ata plehrat (ishte fjala për PD) të dalin jashtë, kjo ka qenë edhe gjuha e Edi Ramës, në planin e komunikimit të drejtpërdrejtë.
Nuk i kam zbuluar më parë këto biseda. Për mua ajo marrëveshje përtej çdo rezultati për mua bëri gjënë më kryesore që rifuti PD në zgjedhje”-deklaroi Vasili në Ora News.