Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja e Prespës, Basha: Konsolidon stabilitetin e rajonit


Ashtu siç ishte parashikuar  parlamenti grek ka votuar sot marrëveshjen e Prespës. Kjo marrëveshje midis shtetit grek dhe maqedonas për emrin e Maqedoinës u votua me  me 153 vota pro dhe 146 kundër dhe një abstenim.

Për këtë votim ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili është shprehur se ky votim konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit

“Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.”, shprehet Lulzim Basha. 

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *