Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Synimi i protestave janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme


Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka folur së fundmi në lidhje me protestën e 16 shkurtit. Ai ka deklaruar se me protestat në javët e ardhshme Partia Demokratike nuk kërkon marrjen e pushtetit.

Synimi, sqaron Paloka, është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me një qeveri tranzitore pasi me Edi Ramën kryeministër është e pamundur.

“Synimi që ne kemi është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk ka synim marrjen e pushtetit me protesta. Në funksion të kësaj do të formatohet dhe qeveria që ne kërkojmë. Por nuk mund tju them një formulë, do të jetë e përbërë nga demokratë nga socialistë apo teknikë. E vetmja gjë që kemi të qartë është që sa të jetë Edi Rama zgjedhje të lira ne nuk do të bëjmë”, deklaron deputeti demokrat për “Ballkan Web”. 

Paloka thotë se paralelisht me organizimin e protestave PD po përgatitet edhe për zgjedhjet duke nisur organizimin e të gjitha degëve, pavarësisht datës në të cilën ato do zhvillohen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *