Vendosni fjalën kyçe....

Dokumenti Ekskluziv, anëtari i KLP, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Venusi”


Që në momentin e konturimit të KLP-së, (Këshillit të Lartë të Prokurorisë) dyshimet për ndikimin politik brenda asaj ishin të mëdha, por tashmë në radhët e 11 anëtarëve të këtij institucioni ka mundur të “depërtoje” një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Boldnews.al ka sigurojë një material ekskluziv ku vërteton se Bujar Sheshi, anëtar i KLP-së, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Dokumenti që vërteton këtë fakt është lëshuar nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq. Materiali mban datën 22 janar të këtij viti. Nga kontrolli i dosjeve dhe dokumentacionit figuron se Bujar Sheshi ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, madje që në shkollë të mesme.

“Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna: ‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin “Venusi”, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974”. Kështu thuhet në konkluzionet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Por Bujar Sheshi nuk e la “hulumtimin e tij” në strukturat e sigurimit vetëm si një “Venus” pranë shkolllës së mesme Petro Nini Luarasi. Nga kontrolli i mëtejshëm figuron se Bujar Sheshi, si një agjent i devotshëm nis shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në profilin Sigurimi i Shtetit. Në vitin 1979 karriera e tij do niste mjaft mbarë si hetues në degën e Punëve të Brendshme në Fier. Po sipas vijimit të materialit, në kartelën personale të Sheshit shkruhet se vlerësimet e marra ishin: “Shumë mirë”…, çka vërteton devotshmërinë e tij në këtë detyrë.

Në nenin 7, pika 2 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, kur flitet për ngritjen e KLP-së, thuhet kadidati: “Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimittë Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Nga materialet e siguruara rezulton se Sheshi bën pjesë në ata individë të cilët jo vetëm kanë qenë pjesë e ish-sigurimit të Shtetit, por ka bërë karrierë për një kohë të gjatë, duke nisur nga shkolla e mesme e në vijim, deri në momentin kur institucioni famëkeq i sigurimit u mbyll pas rënies së sistemit komunist.

Por Sheshi mundi sërish të jetë në elitën e drejtësisë, madje duke ngjitur shkallët hierarkike në majat më të larta në Prokurori, deri në detyra të rëndësishme në Prokurorinë e Përgjithshme. Edhe pas procesit të vettingut, Sheshi që e dinte mirë të shkuarën e tij nuk hoqi dorë nga karriera, por zuri vend në 11 anëtarët e KLP-së, që është institucioni më i lartë që shqyrton emërimet dhe shkarkimet në gjithë kupolën e prokurorisë.

Me zbulimin e këtij materiali ka dalë një skandal i përmasave të mëdha, ku në sistemin e drejtësisë ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit po kontrollojnë gjithccka, duke depurtuar deri në elitën e drejtësisë së re.

Vini re: Ky shkrim është pronësi intelektuale e BoldNews


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *