Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset një avion me një helikopter, 5 viktima në kufirin Francë-Itali


Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një helikopteri dhe një avion u përplas në kufirin midis Francës dhe Italisë. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy të plagosur te vendi i rrëzimit.

Përplasja ndodhi mbi akullnajën e Rutor pranë La Thuile në luginën e Aostas. Të plagosurit janë duke u dërguar në spital. Deri më tani nuk është e qartë se si ndodhi përplasja ose kush ishin në bordin e avionit.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, një spital në Aosta ka aktivizuar procedurën emergjente për të ndihmuar të plagosurit.  La Thuile është një vendpushim popullor skive në veriperëndim të Italisë.

Burimi: BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *