Qindra banorë të lagjes “Lixha” të Peshkopisë kanë protestuar para bashkisë së këtij qyteti dhe kanë firmosur një peticion. Shkak është bërë një vendim për të dhënë me koncesion ujin e llixhave ku sipas banorëve një kompani private është lejuar që të marrë këtë koncesion.
Banorët shprehen se është e patolerueshme që prefekti i Shkodrës të vendosë për këta banorë. Banorët akuzojnë Bashkinë Dibër dhe prefektin se kanë anashkaluar procedurën për të pyetur banorët në lidhje me këtë vendim.
“Protestojmë për te padrejtat që na kanë bërë. Kemi marrë infomacion se na kanë marrë ujin e llixhave. Ka 30 hotele dhe mbi 20 shtëpi që mbjetojnë në këtë lagje. Kërkojmë që ai vendim që është marrë të hiqet sa më parë nga ana e qeverisë. Ne do ta kundërshtojmë me forcë këtë projekt.”, u shpreh një prej banorëve për Tv Dibra.