Shefi i gjigantit automobilistik francez “Renault”, Carlos Ghosn, i cili ndodhet në një burg në Japoni, është dorëhqeur nga pozicioni që mbante.
Ky lajm është njoftuar nga ministri francez i Financave në Forumin Ekonomik Botëror (ËEF) në Davos. Kompania ka emëruar emrat e rinj që do marrin drejtimin e kompanisë.
“Carlos Ghosn dha dorëheqjen mbrëmë dhe tani është koha për të përcaktuar dhe vendosur personat që do e drejtojnë kompaninë.” – tha Bruno Le Maire në një intervistë të enjten.
Ai shtoi se e ardhmja e kompanisë franceze dhe aleanca e saj me japonezët e Nissan është gjëja më e rëndësishme.
Pas deklaratave të La Maire, kompania konfirmoi dorëheqjen pasi bordi i drejtorëve u mblodh për të njoftuar zëvendësimin e 64-vjeçarit, Ghosn, i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të ardhurash në masën 44 milionë dollarë.
“Renault” emëroi kreun e kompanisë Michelin, Jean-Dominique Senard si drejtues dhe Thierry Bollore si CEO.
Pas emërimit të tij, 65-vjeçari Senard tha se synon të çimentojë partneritetin e “Renault” me kolegët japonezë të “Nissan” dhe “Mitsubishi”.
“Është e rëndësishme që kjo aleancë të mbetet jashtëzakonisht e fortë,” u tha Senard gazetarëve në një konferencë shtypi. “Është detyra jonë të shkojmë përpara së bashku.” – shtoi ai.