Vendosni fjalën kyçe....

Ermir Lenjani “i pafuqishëm” pas zhdukjes së Emiliano Sala, braktis stërvitjen: Nuk e besoj dot!


Lajmi për zhdukjen e Emiliano Sala, e ka lënë të pafuqishëm futbollistin shqiptar Ermir Lenjani. Të dy kanë qenë shokë skuadre pak vite më parë, dhe Lenjani nga trishtimi ka lënë edhe stërvitjen me skuadrën e Sionit, ku luan aktualisht.

Në një prononcim për gazetën “Blick”, Lenjani është shprehur se nuk ka fuqi nga tronditja për zhdukjen e shokut.

“Jam i pafuqishëm. Nuk e besoj dot ende që është e vërtetë diçka e tillë”, ka thënë futbollisti i Kombëtares.

Më tej Lenjani ka vazhduar: “Është e pabesueshme që të ndodhë diçka e tillë dhe të humbasë si të ishte një biçikletë. Ishte shumë i respektueshëm. I gjendem pranë familjes, duke menduar për të. Le të lutemi të gjithë, pasi kemi ende shpresë për shokun tonë Emiliano Sala”.

 Emiliano Sala po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiff-it, por avioni i tij doli nda radarët.  Pasditen e djeshme policia ka ndërprerë kërkimet duke lënë të kuptohet hapur se është e pamundur të gjendet i gjallë. Të afërmit dhe miqtë e Sala e kanë kundërshtuar këtë, duke kërkuar me ngulm rinisjen e kërkimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *