Vendosni fjalën kyçe....

Familja amerikane nxirret nga aeroplani për arsyen e çuditshme (Video)


Një familje amerikane nga Detroit është nxjerrë jashtë aeroplanit, pasi pasagjerët e tjerë u ankuan për erën e tyre të trupit.

Yossi Adler, gruaja e tij Jennie dhe vajza e tyre 19 muajsh po iknin në shtëpi pas një pushimi në Miami të mërkurën mbrëma.

Por pak para se aeroplani të ngrihej në ajër, ata u shoqëruan dhe u nxorrën nga avioni dhe u kthyen në hyrjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit.

“Krejt papritmas, na morën e na nxorrën jashtë dhe pastaj na mbyllën derën duke na thënë: “Na vjen keq, disa njerëz u ankuan se keni erë të keqe në trup dhe ne nuk mund t’ju lëmë të futeni brenda.” – dëshmoi Adler për mediat.

“Nuk kemi asnjë erë të keqe në trup, nuk ka asgjë të gabuar me ne.” – tha ai.

Adler e filmoi bisedën e tij me stafin e aeroportit me telefonin e tij.

“Ne nuk kemi asnjë erë, në rregull. Askush këtu nuk ka erë.” – dëgjohet ai duke thënë në sfond.

“American Airlines” konfirmoi se Adler dhe familja e tij u ndaluan të fluturojnë pasi ‘disa udhëtarë ishin u ankuan për erën e tyre të trupit.

Linja ajrore tha se familjes iu dha një dhomë hoteli dhe ushqim për natën dhe u rezervua për ta një fluturim i ri për të enjten në mëngjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *