Vendosni fjalën kyçe....

Guaidó i ofron Maduros amnisti nëse largohet vetë


Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro dhe rrethi i tij i të besuarve mund të përfitojnë amnisti nëse pranojnë të heqin dorë nga pushteti dhe të pranojnë një tranzicion politik paqësor.

Të paktën kështu ka deklaruar udhëheqësi i opozitës venezueliane Juan Guaidó.

“The Guardian” shkruan se në intervistën e tij të parë pas deklaratës së fortë të së mërkurës “se tanimë ishte ai president i Venezuelës”, Guaidó tha se ishte i vendosur të sjellë fundin e “diktaturës” së Maduros, të stabilizojë kombin e tij ekonomikisht të shkatërruar dhe të organizojë zgjedhje të lira “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Guaidó tha gjithashtu se pavarësisht se Maduron e pret një dënim ndërkombëtar, mund t’i ofrohet një amnisti nëse pranon largimin.

“Kjo amnisti, këto garanci janë në tryezë për të gjithë ata që janë të gatshëm të vendosin veten në anën e kushtetutës, në mënyrë që të rimarrin rendin demokratik.

Në periudhat e tranzicionit raste të ngjashme kanë ndodhur “, tha Guaidó duke përmendur faljet e mëparshme në Kili dhe Venezuelë në vitet 1970 dhe 1950.

Juan Guaidó u vetëdeklarua të mërkurën president i përkohshëm, dhe u njoh shpejt nga shtetet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Kanadanë dhe Kolumbinë. Edhe Shqipëria u deklarua pro tij.

Por Rusia ka dënuar mbështetjen e huaj për Guaidó, duke thënë se kjo ishte një “rrugë e drejtpërdrejtë për gjakderdhjen”. Kina, Meksika dhe Turqia gjithashtu e mbështesin  Maduron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *