Monako ka shkarkuar zyrtarisht Tieri Henrin, pas vetëm 20 ndeshjesh në krye të monegaskëve. Në vend të tij do vijë Leonardo Zhardim, që kishte drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni.
Portugezi u largua nga skuadra në muajin tetor, por duket njeriu që mund ta nxjerrë ekipin nga kjo krizë e thellë që e ka kapluar. Henri përveç rezultateve negative që kishte sjellë në ekip, u pezullua për shkak se ofendoi një lojtar kundërshtar javën e kaluar.
Shkëlqimi i tij si futbollist nuk po e ndjek dot edhe në karrierën e tij si trajner. Madje marrëdhëniet e tij me lojtarët e ekipit francez nuk ishin shumë të mira. Flitej se ai i injoronte ata dhe nuk i vlerësonte për atë që bënin.