Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë çon në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut


Ministria e Shëndetësisë ka çuar në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut për vendosjen e çmimit dysheme për shërbimet dentare nga stomatologët në vend, duke i rritur ato.

Sipas njoftimit të Ministrisë, nuk do ketë rritje tarifash për qytetarët, pasi vendimi i Urdhrit të Stomatologut është i paaplikueshëm ndërsa e argumenton dërgimin në gjykatë të vendimit me arsyetimin se rritja e tarifave nuk është tagër i këtij institucioni.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çon në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut. Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.

Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *