Mbyllen kërkimet për futbollistin Emiliano Sala dhe pilotin, që u rrëzuan me avion mbrëmjen e së hënës. Policia kapiteni i portit të Guernsey e Guernsey, lajmëroi të enjten se kërkimi ishte pezulluar pasi mundësitë e mbijetesës “ishin shumë të pakta”.
Kapiteni i portit të Guernsey, David Barker, ka njoftuar gjithashtu ndërprerjen e kërkimit të avionit të rrëzuar në kanalin e La Manshit me në bord futbollistin Emiliano Sala e pilotin.
Shokët e tij të skuadrës së Nantes, janë filmuar në fushë duke qarë kur morën vesh lajmin për ndërprerjen e kërkimeve për Sala-në. “The Mirror” ka publikuar fotot e skuadrës në fushën e blertë.
Menjëherë kur kërkimet për avionin me të cilin u zhduk futbollisti u ndërprenë, motra e tij Romina Sala reagoi e cila sipas mediave ndërkombëtare iu lut ekipit të shpëtimit, të mos i ndërpresin kërkimet.
‘Ne i kuptojmë faktet dhe me të vërtetë i vlerësojmë përpjekjet. Duam t’i falenderojmë të dy klubet (Cardiff City dhe Nantes FC) dhe të gjithë ata që po kërkojnë për Emilianon, por mesazhi im është ju lutem, ju lutem, ju lutem mos ndaloni me kërkimin. Për mua, ata janë ende gjallë.”, është shprehur motra e Sala.
‘Është shumë e vështirë për të shprehur ndjenjat e mia në këtë moment. Duam t’i falenderojmë të dy klubet dhe të gjithë tifozët për përpjekjet e tyre, por thellë në zemrën time e di se Emiliano – është një luftëtar – është ende gjallë. E di që Emiliano dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ne nuk do të heqim dorë.”, vijon motra e futbollistit.
Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff, pasi i dha lamtumirën ish-shokëve të tij të skuadrës, pasi nënshkroi kontratën prej 15 milionë paundësh, kur avioni i tij u zhduk.