Dy të rinj janë arrestuar në Lushnjë, pasi rezultonin në kërkim.
Identiteti i të rinjve nuk bëhet i ditur, por vetëm inicialet e tyre dhe mosha.
A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje dhe E.K, 24 vjeç, banues në Berat, akuzohen për vjedhje.
“Policia kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Vjedhje”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe Lushnje, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 02.04.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
E.K, 24 vjeç, banues në Berat.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me Vendimin e datës 19.07.2018 ka vendosur masen e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.