Vendosni fjalën kyçe....

Ora e fundit për shpëtimin e Julen, prindërit luten për “një mrekulli”


Mediat spanjolle raportojnë se ka mbetur edhe një orë, derisa minatorët të arrijnë Julenin 2-vjeçar në pusin ku ka rënë që prej 12 ditësh.

Minatorët kanë gërmuar 1.5 metra nga 3.8 metra që duhen nga tuneli lidhëz mes pusit ku ndodhet Julen dhe pusit të krijuar nga ekipi i shpëtimit.

Punëtorët janë detyruar të bëjnë dy shpërthime të vogla, për shkak të terrenit të ashpër.

Mbrëmjen e kaluar mes lotësh dhe emocionesh, prindërit e Julenit morën pjesë në një ceremoni në kishë, ku ishin mbledhur gjithë komuniteti i Totalanit, rreth 200 njerëz.

Prindërit e Julen, shkruan newsbeezer, nuk e kanë humbur shpresë, përkundrazi ata janë shprehur se po presin të ndodhë “një mrekulli”.

 

Julen Rosella ra të dielën e 13 janarit në një vrimë të ngushtë rreth 25 cm dhe të thellë 100 metra, që ishte hapur ilegalisht në një tokë për të kërkuar ujëra nëntokësorë. Pusi nuk ishte mbyllur, nuk ishte vulosur dhe fëmija që kishte dalë për piknik me prindërit e tij ra brenda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *