Ligjbërësit grekë kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjes shumë të diskutueshme në vend me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) duke zgjidhur një mosmarrëveshje për emrin që ka ndarë dy fqinjët për gati 30 vjet.
Marrëveshja e ashtuquajtur e Prespës u miratua me 153 vota për dhe 146 kundër, raporton “Ekathimerini”.
Kryetari i parlamentit, Nikos Voutsis, përshëndeti votimin si “historik”, duke thënë se seanca në parlament që çoi në votim, e cila zgjati më shumë se 38 orë, ishte më e gjata në historinë e kohëve të fundit, duke mposhtur edhe disa nga debatet më të ashpra në lidhje me marrëveshjet financiare ndërkombëtare të Greqisë.
Pas ratifikimit të marrëveshjes edhe nga ana e Greqëisë, duke qenë se më herët ajo ishte miratuar edhe nga Maqedonia, kjo e fundit do njihet ndërkombëtarisht me emrin Maqedonia Veriore.
Marrëveshja i hap Maqedonisë rrugën për t’u anëtarësuar në NATO dhe më pas çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.