Një person është arrestuar në elbasan, pasi ka qëlluar me thikë djalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Vashaj, ku 64 vjeçari me inicialet Y.S ka sulmuar të birin me thikë, gjatë një sherri në banesën e tyre.
Fatmirësht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.