Reshjet e borës janë kthyer sërish në vend duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve si dhe energjinë elektrike.
Problemet më të mëdha janë në rajonin verior dhe atë verilindor ku reshjet e borës shoqërohen me stuhi ere të fortë.
Në qarkun e Dibrës, në Bulqizë, temperaturat kanë shkuar deri në minus 10 gradë Celsius dhe kjo ka shkaktuar ngrica në rrugët kryesore që lidhin Bulqizën me Peshkopinë dhe Tiranën.
Aktualisht nuk raportohet ende për asnjë rrugë të bllokuar ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të përdorin zinxhirët si dhe të ecin me kujdes.
Në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës: Gjatë natës ka pasur reshje shiu. Nuk paraqiten probleme ne qarkullimin e mjeteve.
Në Qarkun Korçë: Gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës,qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset. Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.
Në Rajonin Qendror Tiranë
Në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore rreth 10 cm, të cilat janë pastruar nga kontraktori. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.
Në Rajonin Verior Shkodër: në lartësi ka pasur reshje bore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullohet me zinxhir në:
Zalldardhë – Draj Reç
Domaj – Draj Reç
Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Reç – Qafë Drajë