Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Gjirokastës, detaje rreth ngjarjes


Detaje të reja zbulohen për shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në një vilë 3-katëshe në lagjen ‘Granicë e Sipërme’ në Gjirokastër.

Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur në katin e parë të objektit 3-katësh në pronësi të një biznesmeni që mban dy emra, Ndërtim Muxhaj dhe Kleo Bello. Biznesmeni ka në pronësi një lavanderi (pastrim kimik).

Shpërthimi ka qenë mjaft i fortë, ndërkohë që janë thyer xhama dhe janë dëmtuar dhe banesat ngjitur. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *