Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet në moshën 66-vjeçare ish-legjenda e Dinamos dhe kombëtares


Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Dinamos dhe kombëtares shqiptare, Vasillaq Zëri. Zëri vuante oprej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ai ka lindur në vitin 1952 dhe e ka nisur karrierën në moshë shumë të re duke luajtur për tri vite me “Shkëndijën” (1970-1973) dhe 21 vjeç titullar me Dinamon (1974–1983).

Produkt i shkollës së parë të futbollit, i transferuar te Dinamo, Zëri është vlerësuar si një ndër futbollistët me një arsenal unik, shumë të madh teknik, aftësi të rralla dribluese.

Zëri ka luajtur gjashtë takime me Kombëtaren: të parin në Tiranë, në miqësoren me Algjerinë në vitin 1976 (3-0), me trajner Loro Boriçin dhe dy të fundit ndaj Bullgarisë, në “Qemal Stafa” (0-2) me 14 tetor 1981 dhe në Vjenë, në sfidën e 22 shtatorit 1982, Austri-Shqipëri 5-0, kur trajneri Rreli e hodhi në fushë për të zëvendësuar Agustin Kolën.

Më Dinamon, Zëri ka fituar 3 kupa dhe 5 kampionate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *