Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Universitetit të Durrësit peticion Ramës e Shahinit, kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë


Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kanë  mbledhur firmat dhe i kanë dërguar një peticion ministres së Arsimit, Shahini.

Ata i kërkojnë ministres plotësimin e 10 kërkesave të tyre, ndër të cilat kërkesa e parë dhe ajo më kryesorja është abrogimi i Ligjit Për Arsimin e Lartë.

Ata kanë mbledhur firmat e 7589 studentëve të cilët i janë bashkëngjitur këtij peticioni.

Protesta e studentëve vijon që prej 4 dhjetorit të vitit të shkuar. Fillimisht në fakultete të veçanta e më pas para ministrisë së Arsimit, Kuvendit dhe Kryeministrisë, studentët protestojnë duke kërkuar plotësimin e kërkesave te tyre.

Që prej janarit, një pjesë e mirë e studentëve janë ngujuar brenda fakulteteve në Tiranë, Durrës e Elbasan duke bojkotuar mësimin.

Ata kanë denoncuar dhunën e policisë si dhe përpjekjet e qeverisë për të ndalur protestën e tyre.

Në disa fakultete të veçanta ka pasur klasa që kanë zhvilluar mësim, por në pjesën dërrmuese të universiteteve në vend mësimi është bojkotuar me studentët që thonë se nuk do ndalen derisa ta fitojnë çështjen e tyre.

VINI RE: Dokumentet në brendësi marrë nga Isa Myzyraj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *