Vendosni fjalën kyçe....

Votimi i Marrëveshjes së Prespës, Meta: Lajm i shkëlqyer


Ashtu siç ishte parashikuar  parlamenti grek ka votuar sot marrëveshjen e Prespës. Kjo marrëveshje midis shtetit grek dhe maqedonas për emrin e Maqedoinës u votua me 153 vota pro dhe 146 kundër dhe një abstenim.

Për këtë votim ka reaguar dhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili është shprehur se ky është një lajm i shkëlqyer. 

“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!”- shkruan Meta.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *