Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një fshat të Tiranës. Një 35-vjeçar u vra nga një tjetër person me sende të forta në fshatin Zallbastar.
Dyshohet se ngjarja ka si motiv pasionin pasi viktima dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e autorit.
Sipas burimeve të policisë ngjarja ndodhi kur 35-vjeçari u takua me bashkëshorten e autorit. Në këtë moment ai u godit disa herë me sende të forta duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Për këtë policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar.