Vendosni fjalën kyçe....

Kanioni i Holtës, banorët venë ‘me shpatulla pas murit’ Ballukun: Do e anullosh apo ajo? (VIDEO)


Ministrja e Infrakstrukturës Belinda Balluku është sot në një takim me banorët në Kanionin e Holtës. Bashkë me të janë edhe Blendi Klosi dhe Taulant Balla.

Banorët i kanë kërkuar ministres që ky projekt të anullohet pasi nuk është e drejtë të prishtet kjo bukuri natyrore e cila është e nevojshme edhe për bagëtitë.

“Ja lini njerëzve të soditin këtë vend këtu. Mos na i prekni.  Këtu vijnë kush e di sa njerëz.”, u shpreh një banor.

Ndërsa një tjetër iu drejtua ministes: “Ky është një aksion që kemi marrë për të gjitha Hecet për të parandaluar të gjitha problematikat. Na thuaj do e anullosh apo jo?”.

Ministrja Balluku u shpreh se në këtë Hec janë pezulluan punimet por nuk theksoi se nuk do anullohet si projekt.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *