Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shqipëri finlandezi 34-vjeçar


Në prangat e policisë shqiptare ka rënë një  shtetas finlandez me iniciale M. S., 34 vjeç, pasi ishte shpallur në kerkim ndërkombëtar.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët. Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë  me qëllim ekstradimi drejt Finlandës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *