Vendosni fjalën kyçe....

HEC-i i Holtës po ndërtohet, Balla: Një qime floku t’i preket kanionit shkohet në anulim


Në bashkëbisedimin me qytetarët në Kanionin e Holtës ishte edhe kreu i Gurpit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar për HEC-in e planifikuar që të ndërtohet atje se nëse dhe një qime floku t’i preket kësaj bukurie do shkohet në anulim. 

“Dua që gjithë këtij populli këtu t’i kujtoj një fakt të ngjashëm. Të gjithë e dimë se në Sotirë ka një HEC tjetër, vetëm 40 metër larg ujëvarës. Edhe atëherë u protestua. Ne jemi ndryshe. I falënderoj të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj proteste për të sensibilizuar. Sikur 1% të bëjë dëm në këtë bukuri natyrore do jetë e patolerueshme që të ndërtohet.

Shumë gabim që kompania nuk ka bërë prezantim projektin. Faj kemi dhe ne pushteti vendor apo qendror që nuk e kemi bërë të qartë përfshirjen e njerëzve. I dashur përfaqësues i kompanisë, këtë gjë duhet ta kishit bërë shumë më parë. banorët na thanë se bllokohet hyrja në kanion. Nëse bllokohet hyrja, dëmtohet kanioni”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *