Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ “A do jesh kandidat për kreun e Bashkisë Shkodër?”, flet Bushati


Pasi u shkarkua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati i është futur punës në parti. Ai së fundi pas një mbledhje me strukturat e partisë në qytetin e Shkodrës ka folur edhe nëse do të kandidojë apo jo për kreun Bashkisë Shkodër. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje më zgjedhjet lokale, se a do të jetë emri i tij një kandidaturë e mundshme për kreun e Bashkisë së Shkodrës, ai u shpreh: “Nuk kam asnjë ambicie lokale. Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur kandidatin”.

Sipas tij, PS po bën sondazhe me opinionin publik për të zgjedhur një kandidat fitues por dhe një grup këshilltarësh të mirë për bashkinë e cila momentalisht drejtohet nga Voltana Ademi dhe që vjen nga radhët e Partisë Demokratike.

Marrë nga Ora News:

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *