Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Rama hapi ekspozitë në Berlin me lekë te pista


Petrit Vasili, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së në një konferencë për shtyp sot u shpreh se Rama ka pasur ekspozitë me para të pista.

“Ti kryeministër duhet të largohesh, je kryeministër i hapjes së ekspozitave me para të pista. Ndërkohë që institucionet e drejtësisë gjermane kanë folur qartë dhe prerë, krimi ka marrë me PPP këtë vend. Kaq e tmerrshme është kjo situatë sa sot nëse institucionet do të duan të vënë interesat e vendit mbi interesat kriminale le të flasin gjermanisht me gjuhën me të cilin Gjermania flet për krimin dhe e lufton krimin”, tha Vasili.

Së fundmi bashkë me familjen e tij Rama ndodhet në Berlin, aty ku ka hapur edhe ekpozitën e tij.  Zbathur, duke qeshur janë shfaqur gjithë anëtarët e familjes Rama teksa vizitojnë këtë ekspozitë.

Kryeministri ditët e fundit ka hequr nga vetja disa përgjegjësi ‘të parëndësishme’ si puna e diplomacisë, ku gjithçka ia besoi Gent Cakajt.  Por edhe për protestën e studentëve nuk shfaqet edhe aq i shqetësuar se  sipas tij studentët duan dialog dhe t’u kthehen mësimeve. Pasi i bëri këto “në rregull” hapi ekspozitën e tij në Berlin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *