Vendosni fjalën kyçe....

Ish-sekretari i përgjithshëm nxjerr blof Çuçin: I kaloi për administrim portin e peshkatarëve dy vite pasi Peleshi bëri të njëjtën gjë


Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi zhvilloi sot ceremoninë e kalimit të portit të peshkimit në Durrës  në administrim te peshkatarëve.

Por ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, zbulon se kjo “ceremoni” është zhvilluar për herë të dytë nga qeveria e PS. Sipas tij, të njëjtën gjë e ka bërë edhe ministri paraardhës.

Ai ka postuar foto nga aktiviteti i ish-ministrit Niko Peleshi në tetor të vitit 2017, ku u deklaroi peshkatarëve se portin e kishin ata në administrim.

“Porti i peshkimit të Durrësit, për dy vjet qeverisje të mandatit të dytë i është dorëzuar dy herë peshkatarëve. Nqs nuk do kemi zgjedhje të parakohshme parashikohet ti dorëzohet minimalisht dhe dy herë të tjera.”,- shkruan Bregu në Facebook.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *