Vendosni fjalën kyçe....

Ndarja nga jeta e zv/ministrit Daci, Meta dhe Basha ngushëllojnë familjarët


Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Kosovë, ku humbi jetën zv/ministri i Diasporës në Kosovë.

Meta shkruan se është shumë i tronditur nga ky lajm i hidhur dhe se i shpreh ngushëllimet familjes së Arian Dacit.

“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë. Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”, shkruan Meta.

Gjithashtu edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të zv.ministrit Daci, i cili humbi jetën ditën e sotme ndërsa ishte duke bërë ski në Brezovicë.

Në postimin e tij Basha shkruan se humbja tragjike e Arian Dacit ishte një humbje e madhe për gjithë Kosovën.

Postimi i Bashës:

Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *