Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet, si u nxorr nga 100 metra thellësi 2-vjeçari në Spanjë (VIDEO)


Përpjekjet e mëdha të ekipeve të shpëtimit kanë qenë të kota. Julen, djali dy vjeçar, i cili ra në një pus në Totalan (Malaga) të Spanjës më 13 janar, u gjet i vdekur në orët e para të mënjesit të së shtunës, pas 13 ditësh kërkimesh intensive.

“Në 1.25 këtë mëngjes, ekipet e shpëtimit kanë hyrë në pikën dhe ku është kërkuar për Julen dhe kanë marrë trupin e pajetë të fëmijës.”, kështu kanë njoftuar autoritetet.

Pas gjetjes së trupit pajetë të Julen, një ekuipazh i Gardës Civile shkoi në shtëpinë e prindërve të tij, ku Victoria Garcia dhe Jose Rosello morën lajmin e hidhur.

2-vjeçari ndodhej 100 metra nën tokë. Një grup specialistësh gërmuan  edhe me duar , të pajisur me maska oksigjeni dhe ishin në kontakt telefonik me skuadrat mbi tokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *