Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 7 numri i viktimave nga aksidenti ajëror në kufirin Francë-Itali


Nga aksidenti ajëror që ndodhi në kufirin midis Francës dhe Italisë ka shkuar në 7 numri i viktimave.  Përplasja ndodhi mbi akullnajën e Rutorit pranë La Thuile, në Luginën e Aosta, pranë kufirit verior të Italisë me Francën dhe Zvicrën.

Pesë persona u konfirmuan të vdekur dhe dy të plagosur gjatë ditës së djeshme. Dy personat që mbetën të zhdukur u gjetën pasi kërkimi vazhdoi të shtunën në mëngjes.

Dy helikopterë u dërguan me personel mjekësor dhe punonjës të shpëtimit emergjent për të pastruar zonën, tha një oficer policie për CNN.

Helikopteri mbante gjashtë veta – pilotin, një udhërrëfyes alpin dhe katër skiatorë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *