Vendosni fjalën kyçe....

“Ti je pjesë e Sorosit”, ministrja e Arsimit qesh: Jam shoqe me Spiropalin, njoh Veliaj (VIDEO)


Ministrja e Arsimit Besa Shahini e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka folur rreth eksperiencave të mëparshme, para se të futej në politikën aktive.

E qeshur ajo ka treguar se se ka qenë shoqe klase me Elisa Spirolalin dhe se e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh pasi ka punuar me të. 

“Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada që ’91 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Besa Shahini.

Më tej në intervistë Çani ka zënë disi të papërgatitur ministren Besa Shahini, të cilës gjatë këtij rrëfimi i konkludoi se është pjesë e George Sorosit. Kjo e fundit qeshi dhe u shpreh se është aty falë punës së saj. Por nuk mohoi se nuk është pjesë e Sorosit. Madje sa herë që Çani ai përmendte që është pjesë e Sorosit ajo qeshte. 

BISEDA:

Çani: Ti je pjesë e George Soros pra. Po nuk ishe pjesë e sektit nuk do të ishe këtu. Është logjike kjo që them unë, s’po e them në ajër
Besa Shahini: Unë jam këtu falë eksperiencës time
Çani: Po, ka shumë si puna jote, por i mungon ky kriter, që nuk njohin atë…
Besa Shahini: Ke të drejtë të bësh çdo analizë, por unë nuk pajtohem me të. E kam 20 vite shoqe Elisa Spiropalin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *