Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Luiziana të SHBA-së vetëm një ditë më parë, ku një 21-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri mbi 5 persona, mes tyre dhe prindërit e tij.
“CNN” shkruan se autori quhet Dakota Theriot dhe policia është vënë në kërkim të tij.
“Kjo është ndoshta një nga incidentet më të këqija të dhunës në familje, që kam parë në një kohë të gjatë”, tha Sheriffi Bobby Webre.
Theriot akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, Elizabeth dhe Keith Theriot, të dy 50 vjeç, në qytetin e Gonzalez.
Theriotët u gjetën gjallë të shtunën në mëngjes, kur policët arritën në shtëpinë e tyre pas një telefonate. Edhe pse ishin në frymën e fundit, ata arritën t’u tregonin policëve se ishin qëlluar nga djali i tyre.
Ata u thanë oficerëve se djali i tyre, iu kishte thënë që të iknin nga shtëpia dhe të mos ktheheshin, dhe më pas i kishte qëlluar. Çifti u dërgua në spital, por më pas vdiq.
Por Dakota Theriot kishte kryer edhe tre vrasje të tjera. Viktima e parë ka qenë vajza 17-vjeçare Tanner Ernest e cila dyshohet të jetë shoqja e të dashurës së tij, ndërsa po ashtu ka vrarë dhe dy të afërm të saj, Billy Ernest, 43 vjeç, 17 vjeç dhe Summer Ernest, 20 vjeç, në famullinë pranë, Livingston Parish.
Para se t’i vriste, mësohet se vrasësi dhe Summer ishin shokë në Facebook dhe viktima i kishte pëlqyer disa postime autorit.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes, ndërsa policia u lajmërua nga qytetarët e tjerë që panë skenën. Kur arritën në vendngjarje, policët gjetën dy persona, Elizabeth dhe Keith Theriot, të dy 51 vjeçarë, që ishin qëlluar por akoma gjallë.
Pas kësaj i riu i është drejtuar dhe banesës së tij ku ka qëlluar edhe prindërit.
“Dakota Theriot ka jetuar në banesën e prindërve për një periudhë të shkurtër kohore, por kohët e fundit i është kërkuar të largohet nga rezidenca dhe të mos kthehet,” tha sherifi Webre, i cili tha se Theriot ishte i armatosur dhe i rrezikshëm për komunitetin. Ai dyshohet se është arratisur me një kamionçinë të vjedhur “Dodge Ram”, gri në argjend.